Artisti që u jep "jetë" vizatimeve

Ben Heine është një artist vizual multidisiplinar me origjinë belge, i cili është bërë shumë i famshëm në Evropë por edhe më gjerë për talentin e tij në krijimin e vizatimeve dhe pikturave 3D.Admiruesit e tij të shumtë e cilësojnë atë si "artisti që u jep jetë vizatimeve", ndërsa në biografinë e tij në faqen zyrtare ai shprehet:"Në vitin 1994, unë zbulova për herë të parë që energjia, frika, emocionet dhe idealet e mia mund të kanalizoheshin në 'projekte vizuale' dhe ky moment ishte fillimi i një aventure të pafundme në vizatim dhe pikturë." Ai është i njohur më së shumti për seritë e tij origjinale "Pencil Vs Camera", "Digital Circlism " dhe "Flesh and Acrylic".I lindur në vitin 1983 në Ivory Coast në Afrikë, Ben jeton dhe punon në Belgjikë prej vitesh.Ai është diplomuar në Gazetari në Belgjikë dhe ka ndjekur disa kurse në Histori Arti, Pikturë dhe Skulpturë në Angli.Ben Heine përveç pasionit të madh për pikturat 3D, është shumë i dhënë edhe pas gjuhëve të huaja pasi zotëron 6 gjuhë të huaja sepse sipas tij, "Ben pëlqen të komunikojë dhe të ndërveprojë me njerëzit. Ben i pëlqen njerëzit".