Automjeti personal me dy funksione

Ajo qe shpesh e kemi pare ne filma fantastiko shkencore, eshe shume afer kthimit ne realitet. Se shpejti do te mund te kemi te parkuar ne garazh diçka mes makines, avionit dhe avioneve te fundit qe autopilotohen. Nuk ka me pengesa teknologjike qe e pengojne kete.Do te kemi automjete personale qe sherbejne si makina dhe avione, ose te pakten ky eshte vizioni i te ardhmes sipas Missi Kamings. Eshte nje gershetim i nje avioni qe vetepilotohet me nje makine robot, gje qe ben qe avioni jot te jete edhe makina jote.Por hapi i madh teknologjik eshte se ti nuk nget asnjeren prej tyre, thote profesoresha e Aeronautikes dhe Astronautikes ne Institutin e Teknologjise ne Masachusets.Kamings thote se nuk ka pengesa teknologjike dhe se ajo me e madhja eshte veshtiresia psikologjike, kulturore, per te hequr dore nga makina klasike.Asnje zbulim i ri teknologjik nuk nevojitet per te pasur nje makine fluturuese personale. Ajo çka duhet bere eshte te ulim çmimin e prodhimit te tyre.Kamings eshte e shqetesuar vetem nga hackimi dhe terrorizmi. Ka shume mundesi lidhur me menyren sesi do te duket makina jone fluturuese.Ky eshte nje zbulim mjaft emocionues dhe nese e shohim ne aspektin globalist, do te vihet re nje permiresim dramatik i kualitetit te jetes ne gjithe boten.