"Të hash" në Disney Land-Foto

Samantha Lee është mamaja më me fantazi në botë! Ajo sjell botën e Disney Land në një pjatë duke përgatitur ushqime për dy vajzat e saj në një mënyrë shumë të veçantë.Falë talentit të saj ushqimet marrin format e personazheve më të dashura për fëmijë. Ushqimet që ajo përdor për pjatat e saj janë ushqimet e zakonshme të konsumit të gjerë si orizi, perime dhe fruta të ndryshme.Samantha shprehet se nuk e ka menduar kurrë se do të arrinte të bëhej e famshme nëpërmjet kësaj fantazie pasi kjo ka nisur shumë spontanisht në kohën kur ajo ishte shtatzënë me vajzën e dytë dhe qëllimi ishte që vajza e madhe të mësohej të hante vetë ushqimet.Mamaja nga Malajzia shprehet se është një shtëpiake e dedikuar ndaj rritjes së vajzave dhe se asnjëherë nuk ka ndjekur kurse kulinarie apo ndonjë trajnim që ta mësonte në përgatitjen e këtyre pjatave të mbushura me ushqime normale, fantazi dhe kreativitet!