"Vajza e artë" Lady Gaga

Lady Gaga është shfaqur dorë për dore me të dashurin e saj Taylor Kinney në festën e zhvilluar pas ndarjes së çmimeve “Golden Globes”.Këngëtarja 27-vjeçare kishte veshur një fustan të artë ndërsa aktori 32-vjeçar Taylor kishte veshur një kostum të zi të përshtatur mjaft mirë me një këmishë të zezë, duke i dhënë mbrëmjes rëndësinë që i takon.Aktori i mbante dorën të dashurës e tij, duke e shëtitur nëpër hollin e hotelit Beverly Hills.Lady Gaga shkëlqente përkrah të dashurit të saj i cili kishte marrë rolin e ëngjëllit të saj mbrojtës.Çifti shkëmbyen një puthje romantike ndërsa ishin duke festuar me fituesit e çmimeve të Golden Globes.