80-vjeçari që nuk lahet prej 60 vitesh-Foto
Ai është beqar dhe është në kërkim të dashurisë. Por të fitosh zemrën e tij duhet të pranosh mënyrën e çuditshme të jetesës së tij.
80-vjeçari Amu Haxhi nuk lahet prej 60 vitesh pasi ka frikë se nëse pastrohet, do të sëmuret keq.
Gjithashtu, Amu Haxhi ka alergji edhe ndaj ushqimit apo ujit të pastër. Ai preferon të ushqehet me mish të ndenjur dhe pi ujë nga një enë e ndryshkur.
Por, edhe pse rrallë herë, 80-vjeçari kur do të duket bukur heq mjekrën duke përdorur xhamat e makinave ndërsa flokët kur i rriten i djeg.
Iraniani ka vendosur të mos lahet dhe të izolohet krejtësisht nga shoqëria pasi në rini ka pasur disa zhgënjime emocionale.80-vjeçari natën fle në një kasolle që ia kanë ndërtuar banorët të cilët disa herë janë përpjekur ta lajnë por nuk kanë arritur dot.Rekordin si “njeriu i palarë” mbahej nga 66-vjeçari indian Kailash Singh, i cili nuk ishte larë prej 38 vitesh, por tashmë duket se kemi një fitues të ri.