Victoria Beckham: Nuk do të jem kurrë më Spice Girl

“Nuk do e bëj kurrë më. Të këndoje në Olimpiade ishte një nder i madh. Jam krenare që e kam bërë. Ishte momenti perfekt për të thënë fantastike, faleminderit të gjithëve, por mjaft me kaq. Ndonjëherë duhet ditur se kur duhet braktisur festa”.Me këto fjalë shprehet në një intervistë ekskluzive për “Vanity Fair”, Victoria Beckham e cila shuan shpresat për të gjithë ata që shpresonin në një rikthim të grupit Spice Girls, i krijuar në vitin 1994.Në intervistën në fjalë të shoqëruar me fotografi të realizuara nga Sebastian Kim, Victoria shpjegon se pasioni i saj i vërtetë është moda, ndërsa sheh një pikëlidhje të rëndësishme mes profesionit të saj në të kaluarën dhe atë të tanishmin si stiliste.“Spice Girls patën sukses sepse promovonin femrat, gjë që në fund të fundit është ajo që po bëj dhe sot”, shprehet Vic.Ndërsa referuar ndeshjes së fundit të bashkëshortit David Beckham, ajo thotë se, “Kam shumë emocione dhe krenari për të. David nuk mund të jepej më tej pas sportit. Për shumë e shumë vite e kemi ndarë me sportin dhe fansat e tij, madje e ndajmë ende. Por është e bukur që ta kesh në shtëpi”.