Britney Spears trondit me pamjen e saj-Foto

Këngëtarja Britney Spears e ka lënë veten shumë pas dore, teksa është fotografuar në Los Angelos së bashku me të dashurin e saj David Lucado, tërësisht e lëshuar.Britney ishte e veshur me rroba sportive, të gjera dhe të lirshme për nga përmasat, ndërsa viheshin qartësisht re sytë e saj të nxirë nga tualeti i pa pastruar.Me flokët e mbledhura në mënyrë të çrregullt, Britney dukej shumë larg asaj femrës seksi që shihet në skenat e koncerteve.Pamjet e shpeshta të Spears në mënyrë të çrregullt kanë bërë që të mos ndalen kritikat në drejtim të saj, duke shtuar se për një pamje të rregullt në koncerte dhe aktivitete ajo harxhon orë e orë të tëra për tu bërë gati, ndërsa sapo kalojnë këto momente ajo shihet tërësisht e lënë pas dore.