Po tani a mund të martohem me të? Kinezi merr peng të dashurën

Një punëtor ndërtimi ka mbajtur peng të dashurën e tij pasi prindërit e saj refuzuan martesën me vajzën e tyre.Ngjarja ka ndodhur në provincën Sanya në Kinë ku 29-vjeçari duke e kërcënuar të dashurën e tij me haxhar  ka hipur sëbashku me të në tarracën e një pallati.Pas sinjalizimit, forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur negociatat me të, por 29-vjeçari për ta turpëruar  të dashurën e tij para fqinjëve e ka detyruar atë të zhvishet lakuriq dhe më pas është zhveshur edhe vetë.Pas disa orë negociatash, i riu ka zbritur nga tarraca por nuk ka pranuar të lëshojë të dashurën e tij por dy punonjës policie i kanë shkuar papritur nga prapa dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e tij.