Gjykata: Michael Jackson vrau veten

Mbreti i Popit, Michael Jackson vrau veten duke marrë doza të mëdha ilaçesh. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një gjykatë Apeli në Kaliforni të SHBA. Tashmë çështja shkon në favor të doktorit të tij personal, Conrad Murrey i cili lirohet nga disa akuza prej akuzave, mes tyre ajo për vrasje me dashje të mbretit të popit.Trupi gjykues argumentoi se Jackson kishte marrë sasi të mëdha anesteziku, Propofol mbi normën e caktur pa dijeninë e doktor Murrey.Ky i fundit ishte dënuar me burg nga shkalla e parë pasi prokuroria amerikane kishte dorëzuar para gjykatësve si prova shenjat e gishtave të doktorit personal në shishet e anestezikut Popofol të gjëtura në shtëpinë e Jackson, citon klan. Ndaj doktorit përsonal të Michael Jackson ishte ngritur akuzë patrimin e provave nga vendi i ngjarjes.Vazhdimisht familja e të ndjerit e ka akuzuar doktorin personal si të përfshirë në këtë ngjarje. Ndërsa motra e vogël, La Toya Jackson ka deklaruar në media se industria muzikore kishte gisht në vdekjen e tij. Sipas saj Michael Jackson mund të sillte përfitime marramendëse për këtë industri më shumë i vdekur se i gjallë.