Michelle Obama feston sot 50-vjetorin
Ditën e sotme zonja e parë e SHBA , Michelle Obama po feston 50 vjetorin e saj. Nëna e dy vajzave dhe bashkëshortja e presidentit Barack Obama pavarësisht moshës përsëri duket në nje fomë të shkëlqyer. Shkak për këtë eshtë regjimi i rregullt që ajo ka , dhe kujdesi që ka treguar gjithnjë per veten. Zonja e parë gjithnjë ka qenë e gatëshme të tregojë se cili është sekreti i saj.Michelle Obama e nis ditën që në orën 5 të mëngjesit , duke vrapur per të mbajtur trupin në formë. Ajo gjithnjë i ka dhënë përparësi dhe ka treguar nje vëmendje të vecantë aktiviteteve sportive. Përsa i përketë ditëlindjes se saj të 50, zonja e parë ka dhënë nje interviste për revistën prestigjoze Parade ku ka rrëfyer :"Unë nuk jam ndjerë asnjëherë kaq mirë me veten time sa tani, dhe me këtë që unë përfaqësoj." Ndërsa kur u pyet nga revista People lidhur me kirurgjinë plastike, Zonja Obama u shpreh :"Femrat duhet të bëjnë gjithcka për tu ndjerë mirë. Momentalisht nuk kam në plan të bëj ndonje ndërhyrje kirurgjikale, por gjithashtu kam mësuar që kurrë të mos them kurrë."Ajo do të festojë ditëlindjene saj edhe me shume femra të njohura të tilla si Sandra Bullock, , filantropistja Melinda Gates, Kamala Harris e shume të tjera. Në nder të saj ditën e sotme në shtëpine ë bardhë do të organizohet një festë madhështore, ku do të jenë te ftuar shumë emra të tjerë të njohur dhe miq te saj.