Urina e lopës shëron kancerin?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2014, 16:59
Besimtarët hindu e konsiderojnë lopën si një kafshë e shenjtë dhe thonë se urina e saj ka veti shëruese hyjnore. Sipas tyre një filxhan urine nga një lopë e virgjër shëron kancerin, nëse pihet para lindjes së diellit.
Në qytetin verior indian të Agra, dhjetëra persona mblidhen herët në mëngjes për të marrë një gotë me urinë të freskët nga një lopë e virgjër.
"Vuaja nga diabeti, por sapo fillova të pija urinën e lopës, e kam patur nën kontroll nivelin e diabetit. Dikush më tha se urina e lopës të bën mirë për shëndetin. Kështu që, prej vitesh pi urinën e saj që në mëngjes", tregon 42-vjeçari Jairam Singhal.Besimtarët e lashtë hindu janë kundërpërgjigjur duke thënë se askush nuk mund t'i dijë vetitë e urinës deri sa ta provojnë.