Gul fton qeverinë turke të rishikojë politikën me Sirinë

Presidenti i Turqisë Abdullah Gul i ka bërë thirrje të martën qeverisë turke për ndryshim të politikës qeveritare kundrejt Sirisë, pas shumë vitesh kundërshtimi të regjimit në Damask.Komentet e tij vijnë vetëm një para para mbajtjes së bisedimeve paqësore, që synojnë të ndalin luftën civile në Siri, që pritet të hapen më 22 janar në Zvicër.“Unë jam i mendimit se duhet të rikalibrojmë diplomacinë tonë, dhe politikat tona të sigurisë marr parasysh ngjarjet që po ndodhin në jug të shtetit tonë me Sirinë”, Gul i ka thënë trupit diplomatik gjatë një mbledhjeje në Ankara.Turqia vazhdimisht ka apeluar presidentin sirian Bashar al-Assad që të largohet nga pushtetit. Ankaraja zyrtare është akuzuar në shumë raste nga aleatët e saj perëndimor se po përkrah disa grupe kryengritëse radikale në Siri.Turqisë po ashtu i është tërhequr vërejtja edhe për dërgimin e armatimit grupeve që besohet se janë të lidhura me Al-Kaidan, të cilat akuza ajo i ka mohuar.