Sean Maloney, kongresmeni i parë amerikan në detyrë që martohet me një partner
Sean Patrick Maloney, kongresmeni i New York-ut, do të bëhet së shpejti ligjvënësi i parë amerikan në detyrë, që martohet me një partner të gjinisë së njëjtë, pasi konfirmoi të martën planet për të martuar partnerin e tij, me të cilin bashkëjeton prej 21 vitesh.Maloney dyzeteshtatë vjeç, nga radhet e demokratëve, i cili përfaqëson qarkun verior të New York-ut, është fejuar me partnerin e tij, Randy Florke, në ditën e Krishtlindjeve, njoftoi zëdhënësja e tij Stephanie Formas.Çifti ka tre fëmijë, shtoi ajo.Ata kanë lëshuar një komunikatë ku thonë se janë të emocionuar se do të ndërmarrin hapin e radhës në marrëdhënien e tyre.“Për dekada, kemi luftuar që të sigurojnë se të gjitha familjet mund të përjetojnë gëzimin e përkushtimit në dashuri, dhe jemi krenar që kemi miqë dhe familje të cilat ndajnë këtë moment të veçantë me ne”, thuhet në këtë njoftim.New York-u ka legalizuar martesat e gjinisë së njëjtë në vitin 2011, ndërsa tani është në mesin e 17 shteteve të tjera, plus Qarkut të Columbia, të cilat njohin martesat e gjinisë së njëjtë.Në vitin 2012, pak para se të argohej nga Kongresi, përfaqësuesi demokrat Barney Frank i Massachusetts, është martuar me partnerin e tij disavjeçar, Jim Ready.