Referendum kushtetues në Egjipt
Egjiptianët sot dhe nesër do të marrin pjesë në një referendum në cilin do të votohet mbi kushtetutën e re të shkruar nga qeveria e përkohshme e vendit e mbështetur nga ushtria.Votimi shihet si një referendum për një mandat të mundshëm presidencial të gjeneralit të lartë të vendit. Në korrik, shefi i ushtrisë Abdel Fattah al-Sisi rrëzoi nga pushtetit zotin Mohamed Morsi, Presidentin e parë të Egjiptit të zgjedhur nga vota e lirë.Referendumi do të jetë votimi i gjashtë në vend pas rrëzimit të ish presidentit Hosni Mubarak në vitit 2011. Referendumi gjithashtu ndodh vetëm një vit pas miratimit të një kushtetute të re të nënshkruar në ligj nga zoti Morsi.Analistët parashikojnë se referendumi mbi kushtetutën do të miratohet me lehtësi.Përkrahësit e zotit Morsi kanë thënë se do të organizojnë protesta masive dhe do të bojkotojnë referendumin.Kushtetuta e propozuar do të heq gjuhën islamike në dokumentin ekzistues, do t’u jap të drejta më të mëdha grave dhe do të forcojë rolin e ushtrisë.