Hollande nuk rrëfehet, Presidenti: Mos ndërhyni në çështje private

Nga 600 gazetarë që morën pjesë në konferencën e tretë të mandatit të tij si President i Francës, duket se më të zhgënjyer në përfundim të saj ishin ata të mediave rozë. Presidenti francez Hollande prezantoi planet e reja ekonomike.Ai tha se Franca duhet ta perforcoje atë, ne menyre qe te behet nje faktor i rendesishem influencues ne Bashkimin Europian.Hollande deklaroi se eshte koha qe Franca te ece perpara , duke theksuar rendesine e lehtesirave fiskale dhe administrative. Hollande beri te ditur edhe planin e masave per te ulur defiçitin buxhetor.Edhe pse fokusimi i tij ishte ekonomia e Francës,  ai nuk ka mundur ti shpëtojë pyetjes së gazetarëve lidhur me skandalin e fundit që lidhet me jetën private të presidentit.Në përgjigje të pyetjes së drejtuar nga një prej gazetarëve nëse e fejuara e tij gazetarja Valerie Trierweiler vazhdon të mbetet zonja e parë e Francës, Hollande u mjaftua me këtë përgjigje:“Secili në jetën e vet private mund të kalojë sprova, ky është rasti ynë. Janë momente të vështira, të dhimbshme, por unë kam një princip, çështjet private trajtohen në mënyrë private. Nuk është as vendi as momenti që kjo gjë të bëhet sot. Përgjigjen lidhur me këtë çështje do ta bëj në një moment të dytë para se të udhëtoj për në Shtetet e Bashkuara, gjatë muajit shkurt.Skandali shpërtheu pak ditë më parë pas botimit të një artikulli në revistën “Closer” ku flitej për një lidhje intime të presidentit me aktoren Julie Gayet.Zhurma për lidhjen e presidentit francez, Francois Hollande me aktoren Julie Gayet sa vjen e bëhet më e madhe, madje tashmë në valle futet edhe mafia. Mediat franceze ditët e fundit flasin për një lidhje të tërthortë, ndoshta të pavullnetëshme të presidentit Holland me mafian famëkeqe korsikane. Sipas tyre, vendtakimi i presidentit 59-vjeçar me aktoren 41-vjeçare është një hotel vetëm pak metra larg pallatit presidencial.Pas publikimit të lajmit për lidhjen, vetë presidenti Hollande deklaroi se po shqyrton mundësinë të padisë revistën “Closer” që e botoi e para lajmin, por pa mohuar dhe as pohuar ekzistencën e lidhjes.Megjithatë, pavarësisht skandalit popullariteti i Hollande mbetet në të njëjtat nivele minimale, duke u vërtetuar si presidenti më pak popullor që pas Luftës së Dytë Botërore.Francezet jane ndare ne dy grupe, njeri mendon se jeta private e Hollande duhet te ngelet e tille, ndersa te tjere thone se ai i detyrohet shpjegime popullit duke qene person publik.Ndërkohë partnerja e tij Valerie, mbetet ende në spital. Ajo pritej të dilte dje nga spitali, por mjekët thanë se ajo kishte nevojë për më shumë pushim, pas gjendjes shokuese qe perjetoi.