India feston zhdukjen e poliomilitit, asnjë rast në tre vite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2014, 19:40
India ka shënuar tre vjet që nga rasti i fundit i raportuar i poliomelitit. Kjo është parë si konfirmim i një prej sukseseve më të mëdha të Indisë në shëndetin publik, i cili është arritur përmes një programi masiv dhe të qëndrueshëm të imunizimit.Ministri indian i Shëndetësisë e ka cilësuar këtë si “arritje të madhe”.Në vitin 2012, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka larguar Indinë nga lista e vendeve ku poliomeliti është endemik.Pakistani, Afganistani dhe Nigeria mbeten në këtë listë. Lista u referohet vendeve ku virusi qarkullon lirisht dhe transmetimi i sëmundjes ngjitëse nuk është ndalur.