Marrëveshja me Iranin, me 20 janar ‘pezullon’ aktivitetin bërthamor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2014, 21:21
Irani dhe gjashtë fuqi botërore kanë rënë dakord për mënyrën se si do të zbatojnë një marrëveshje të përkohshme bërthamore të arritur në muajin nëntor. Zbatimi pritet të fillojë javën e ardhshme.Zyrtarët e ministrisë së Jashtme të Iranit konfirmuan sot se "marrëveshja e Gjenevës do të vihet në jetë duke filluar nga 20 janari."Shefja e politikës së jashtme të BE, Catherine Ashton e konfirmoi datën, duke thënë se palët tani do të kërkojnë nga agjencia mbikqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara të verifikojë zbatimin e marrëveshjes.Presidenti Barak Obama tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera do të fillojnë të bëjnë zbutje modeste në sanksionet ekonomike ndaj Iranit për sa kohë që Teherani e zbaton deri në fund marrëveshjen.