SHBA, shqetësime për ‘akordin’ Iran-Rusi

Shtëpia e Bardhë ka ngritur shqetësimin e saj në lidhje me raportet e fundit se Irani dhe Rusia janë duke negociuar një këmbim “naftë-mallra” me vlerë rreth 1,5 miliardë dollarë, një marrëveshje që sipas një zëdhënëseje do të shkelte sankionet e SHBA-ve.Një marrëveshje e tillë do të forconte së tepërmi eksportet iraniane të naftës, gjë që ka pësuar më shumë se sa një përgjysmim, me rreth 1 milionë fuçi në ditë nga sanksionet e SHBA-ve dhe BE-së, sanksione që kanë për synim të detyrojnë Iranin të pranojë shkurtimin e programit bërthamor të tij.Burime nga Rusia dhe Irani, shumë pranë negociatave për shkëmbimin, thonë se marrëveshja mund të bëjë që Rusia të blejë thuajse 500 mijë fuçi në ditë nga nafta iraniane, në këmbim të pajisjeve dhe mallrave ruse.“Jemi të shqetësuar nga këto raportime dhe Sekretari Kerry shprehu në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë shqetësim me ministrin e Jashtëm Lavrov, gjatë së hënës”, tha Caitlin Hayden, zëdhënëse e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “Reuters”.Ministri i Jashtëm iranian thotë se vendi i tij ka shqetësime të ngjashme mbi këtë marrëveshje. “Ka një mungesë shumë serioze besimi nga Perëndimi në Iran”, tha Mohammad Javad Zarif. “Populli ynë beson se programi ynë bërthamor për qëllime paqësore është trajtuar me një mënyrë totalisht të pabazuar. Populli iranian ka qenë subjekt i presioneve të ndryshme, të cilat janë kryer kundër ligjeve ndërkombëtare”.Reza Marashi, Drejtor Kërkimi në Këshillin Kombëtar Iranian dhe ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Shtëtit, tha për “Al Jazeera”-n se i kupton shumë mirë shqetësimet e SHBA-ve.“Mendoj se ka një shqetësim nga pala e SHBA-ve, sepse mendojmë se në këto momente e kemi Iranin në një pozitë të duhur, gjë që nënkupton se jemi në një proces diplomatik, në përpjekje për të arritur dhe siguruar një marrëveshje më të rëndësishme, përfundimtare, që do të zgjidhë të gjitha problemet. Është një shqetësim që, ne mund të fuqizojmë elementë brenda Iranit, që janë në kundërshtim me diplomacinë, nëse vazhdohet përpara me marrëveshjen e dyshimtë mes Iranit dhe Rusisë”, tha Marashi.