Nis “bllokada e Bangkokut” kundër qeverisë

Protestuesit janë duke bllokuar rrugët në pjesë të kryeqytetit tajlandez, Bangkok, në një përpjekje për të rrëzuar qeverinë përpara zgjedhjeve të 2 shkurtit.Ata kanë ndërtuar barrikada dhe zënë kryqëzimet kryesore rrugore. Qeveria ka vendosur 18.000 policë për të mbajtur rendin.Aksioni i tyre i cili nisi në nëntor, kërkon zëvendësimin e qeverisë së kryeministres Yingluck Shinaëatra me një të pazgjedhur nga i Këshilli Popullit.Për protestuesit Yingluck është një vegël e vëllait të saj, ish-kryeministri Thaksin Shinaëatra, i cili u rrëzua nga ushtria në vitin 2006 dhe aktualisht është në mërgim.Protestuesit pretendojnë se politikat populiste nga aleatët e Thaksin-it kanë krijuar një demokraci me të meta.Partia kryesore e opozitës ka deklaruar se do të bojkotojë votimet e 2 shkurtit. Protestuesit antiqeveritarë i kanë bërë thirrje kryeministres të japë dorëheqjen. Yingluck ka kërkuar më parë që protestuesit të respektojnë procesin demokratik dhe të përdorin zgjedhjet e shkurtit për të zgjedhur qeverinë e ardhshme.