“Miqtë e Sirisë”në Paris, përpjekje për të bindur opozitën siriane
Zyrtarët e lartë nga vendet e grupit “Miqtë e Sirisë” pritet të takohen sot në Paris të Francës.Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të jenë në mesin e zyrtarëve, që përpiqen t’i bindin forcat opozitare në Siri, në Koalicioni Kombëtar, që të marrin pjesë në bisedimet për paqe, të parapara të mbahen më vonë këtë muaj në Gjenevë të Zvicrës.Opozita e Sirisë është e ndarë lidhur me pjesëmarrjen në këto bisedime ndërkombëtare, që njihen si Gjeneva II.Këshilli Kombëtar Sirian e ka kushtëzuar pjesëmarrjen e vet me garantimet se lideri sirian, Bashar al-Assad, nuk do të luaj rol në të dhe as në çfarëdo qeverie të tranzicionit.Lideri i këtij këshilli, Ahmad Jarba, ka thënë më parë se është “me arsye i bindur” se opozita do të pajtohet për pjesëmarrje në bisedimet paqësore, duke theksuar se i konsideron ato si opsionin më të mirë për zgjidhjen e konfliktit, nga i cili deri tash janë vrarë më se 100 mijë njerëz.Konflikti në Siri shpërtheu në fillim të vitit 2011.