Përgjaket referendumi në Egjipt, vriten pesë persona

Të paktën pesë persona janë vrarë gjatë përleshjeve të martën në Egjipt, në një kohë kur votuesit i janë drejtuar kutive të votimit në referendumin për ndryshim e kushtetutës së Egjiptit.Katër persona janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë dhe mbështetësve të Presidentit të përmbysur Mohamed Morsi në qytetin jugor Sohag, thonë autoritetet mjekësore.Ndërsa një civil tjetër është vrarë në qytetin Giza, që gjendet në jug-perëndim të kryeqytetit Kajro.Referendumi, të cilin e përkrah ushtria që rrëzoi presidentin Morsi në korrik të vitit të shkuar, besohet se do të kthejë demokracinë në Egjipt.Procesi i votimit do të zgjasë edhe nesër, ndërsa i njëjti po bojkotohet nga përkrahësit e Lëvizjes Vëllazëria Myslimane, e cila është shpallur organizatë terroriste javë më parë.Mbi 250 mijë forca të sigurisë janë vënë në mbrojtje të procesit të referendumit, dhe janë të shpërndarë në 30,000 qendra të votimit gjithandej shtetit.Rreth 53 milion egjiptianë kanë të drejtë vote në këtë proces, ndërsa rezultatet e para të referendumit pritet të publikohen të shtunën.