Shqetësime nga forcimi i Al Kaidës

Më shumë se dy vjet e gjysmë pas vdekjes së udhëheqësit të al-Kaidës,  Osama bin Laden, ekspertët amerikanë dhe zyrtarët kundër terrorizmit thonë se organizata e tij mbetet një kërcënim i madh në gjithë Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.Megjithëse shumë nga ndihmësit e lartë të Bin Ladenit kanë vdekur ose janë vrarë nga forcat speciale të Shteteve të Bashkura, ose gjatë sulmeve me avionë pa pilot, grupet xhihadiste në Siri, Somali, Jemen, Libi dhe në Afrikën Perëndimore kanë qënë në gjendje të ndërmarrin disa operacione të mëdha gjatë vitit të kaluar.Në 2013, xhihadistët e frymëzuar nga al-Kaida ose të lidhur me të, sulmuan një qendër tregtare në Kenia, ku u vranë të paktën 72 vetë, pushtuan një impiant gazi në Algeri dhe vranë 39 pengje. Sulmet e al-Kaidës janë duke u shtuar përsëri në Irak. Në shkretëtirën Sinai të Egjiptit, ekspertët kanë frikë për shtimin e grupeve ekstremiste vendase që mund të jenë pranë një lidhjeje zyrtare me al-Kaidën.Ndërkaq, xhihadistët kanë dalë si forca më e fuqishme në radhët e kryengritësve në Siri që luftojnë për largimin e Presidentit Bashar al-Assad. Në verilindje të Sirisë, Giëan Ibrahim, komandat i lartë kurd, i cili lufton kundër forcave të lidhura me al-Kaidën, thotë se xhihadistët po shënojnë sukses në rekrutimin e anëtarëve në gjithë botën. Shumë nga xhihadistët që ai lufton nuk janë të lindur në Siri.Në Uashington, ekspertët thonë se misioni kundër terrorizmit ka të ngjarë të bëhet edhe më i vështirë gjatë vitit 2014.