Ukrainë,Klitschko: Evropa të imponoj sanksione kundër qeverisë

Lideri opozitar në Ukrainë, Vitaly Klitschko, ka kërkuar nga liderët evropianë që të ndërmarrin sanksione kundër anëtarëve të qeverisë së presidentit , Viktor Yanukovich.Ish-kampioni botëror i boksit, i cili ka kaluar në politikë, thirrjen e ka bërë pas përleshjeve të policisë special me protestuesit në Kiev.Të paktën 10 persona janë plagosur në përleshjet afër një gjykate në kryeqytetin Kiev. Ndër të plagosurit ishte edhe ish-ministri i brendshëm, Yuri Lutsenko.Dhuna shpërtheu pasi një gjykatë në Kiev ka dënuar tre persona me nga 6 vjet burg për akuza se kanë bërë komplot për të hedhur në erë një përmendore të Leninit në vitin 2010.Ministria e brendshme e Ukrainës tha se gjatë protestave janë plagosur 20 policë.Duke reaguar ndaj aksionit të policisë speciale, afro 100 persona kanë marrë pjesë mbrëmë vonë në një protestë duke iu rënë borive të makinave afër policisë speciale në Kiev.