Libi, vritet në atentat zëvendësministri

Zëvendësministri libian i industrisë u qëllua për vdekje gjatë një vizite në vendlindjen e tij, Sirte, në lindje të kryeqytetit Tripoli.Mediat vendase informuan të dielën se persona të armatosur qëlluan me breshëri ndaj Hassan al-Drouit, ndërsa dhjetëra plumba përshkruan trupin e politikanit, teksa po vizitonte disa tregtarë në tregun qëndror të qytetit.Kjo vrasje është e para ndaj një anëtari të kabinetit të përkohshëm që drejton aktualisht vendin.Libia është zhytur në trazira të theksuara sociale dhe një mungesë kronike rendi që prej rrëzimit të diktaturës 42-vjeçare të kolonel Gaddafit, në Tetor 2011.Grupet e armatosura që u bashkuan kundër regjimit, tashmë të ndarë në klane të ndryshme fisnore, shpesh luftojnë ndaj njërit-tjetrit, ndërsa mungesa e një qeverie të qëndrueshme ndikon për të përkeqësuar edhe më tej situatën.