Sot dita kundër SIDA-s,ulet numri i rasteve të reja në botë

Sot është dita botërore e luftës kundër Sidas. Ekspertët thonë se vitet e fundit numri i të prekurve ka shënuar ulje të ndjeshme.Sipas shifrave deri sot në botë janë regjistruar mbi 34 milionë njerëz me HIV, ku fëmijë nën 15 vjeç janë 5.1 milionë. Në mbarë botën kanë vdekur 23.8 milionë njerëz, dhe çdo 5 minuta infektohen 16 persona të rinj.Ndërkohë në Shqipëri nga janari raportohen 70 raste të reja, duke çuar numrin total në 555. Femrat zënë 30% të rasteve ndërsa transmetimi seksual mbetet rruga kryesore e infektimitNdërsa në Kosovë këtë vit janë shfaqur vetëm dy raste të reja, duke e çuar numrin total në 86 persona, ndërsa nga viti 1986, kur edhe është identifikuar rasti I parë, kanë vdekur 38 persona