Reforma zgjedhore në ngërç,Thaçi kërkon ndihmën e komisionit të Venecias
Pas ngërçit ndërpartiak të reformës zgjedhore në vend, të cilin Kryeministri Hashim Thaçi e quan të panevojshëm, me qëllim daljen nga kjo situatë ai mendon se është e nevojshme të thirret në ndihmë Komisioni i Venecias.“Pas ngërçit të panevojshëm ndërpartiak të reformës zgjedhore dhe me qëllim të arritjes së standardit evropian, akomodimit të kënaqshëm të të gjitha palëve dhe stabilitetit elektoral për të gjitha palët dhe komunitetet, mendoj se është e nevojshme ftesa dhe sjellja në Kosovë e Komisionit të Venecias për ofrimin e këshillave legale dhe profesionale për një sistem më funksional zgjedhor! Ky sistem duhet t’ju përshtatet kushteve dhe rrethanave në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në postimin e tij në Facebook.Sipas kryeministrit, sistemi duhet t’u përshtatet kushteve dhe rrethanave në Kosovë.“Komisioni i Venecias ka pasur një rol të rëndësishëm në të gjitha vendet e Evropës Juglindore gjatë procesit të tranzicionit demokratik. Prandaj, Kosova, si shtet i ri me një demokraci në zhvillim, ka nevojë për Komisionin e Venecias!”, ka theksuar kryeministri.