Media izraelite: Me votën pro Palestinës në OKB, humbëm Europën
''Bota vendosi: shtet palestinez'', ishte titulli i gjithë faqes së parë të gazetës më të shitur izraelite ''Yediot Ahronot'', sipas së cilës dje në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Izraeli pësoi ''një shpartallim politik''.''Kryeministri Benyamin Netanyahu nuk diti të vlerësojë entitetin e irritimit ndaj Izraelit në botë'', thekson gazeta izraelite.Edhe gazeta tjetër e njohur izraelite ''Haaretz'' (me titull kryesor 'Bota vendosi') flet për një ''domino politike'' në disfavor të Izraelit, që i dha presidentit palestinez, Abu Mazen 138 vota pro dhe nëntë kundër.''Dje humbëm Evropën'', pranoi një zyrtar i lartë izraelit i Ministrisë së Jashtme, i cituar nga gazeta.Në faqet e para të gazetave izraelite duken pamje të festës së palestinezëve në Ramallah si edhe në radhët e delegacionit palestinez në OKB.Gazeta e djathtë ''Makor Rishon'' boton një karikaturë që tregon në dyert e Pallatit të Xhamtë një Abu Mazen në versionin e Kalit të Trojës dhe në barkun e tij militantët e Hamasit duke festuar.''Në momentin kur Mazen do të ketë një shtet të pavarur, Hamasi do të marrë kontrollin kudo'', parashikon gazeta.Nga ana e tij, Moshe Feiglin, një nga kandidatët e partisë ''Likud'' në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe eksponent i lëvizjes së kolonëve, propozon një reagim të menjëhershëm të Izraelit ndaj votës pro Palestinës: zgjerim të sovranitetit izraelit në të gjithë Cisjordaninë.''Nëse Zvicra ia ka dalë mbanë pa qenë anëtare në OKB, këtë gjë mund ta bëjmë edhe ne'', thotë eksponenti i ri i ''Likud''-it.