SHBA miraton sanksione të reja ndaj Iranit
Senati amerikan ka miratuar sanksione të reja në tregtinë me sektorët energjetikë, të porteve, anijeve dhe ndërtimit të anijeve të Iranit.Senati votoi 94-0 të premten, për t’i futur sanksionet në kuadër të ligjit vjetor të politikës mbrojtëse.Shtetet e Bashkuara kanë imponuar një seri sanksionesh ndaj Iranit, të cilat synojnë që t’i bëjnë presion Republikës Islamike në ndaljen e zhvillimit të programit bërthamor.Monedha e Iranit ka pësuar rënie tejet të madhe këtë vit, derisa eksportet e naftës janë goditur nga sanksionet e SHBA-së dhe ato të BE-së.Projekt-ligji duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe të nënshkruhet nga presidenti Barack Obama para se të shndërrohet në ligj.Irani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.