Irani sfidon SHBA: As sulmet ushtarake sdo pengojnë planin bërthamor

Irani thotë se ndonjë sulm eventual ushtarak nuk e ndalon atë nga pasurimi i uraniumit.Ambasadori iranian në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Ali Asghar Soltanieh, tha se Irani do të rindërtojë sërish centrifugat e shkatërruara në ndonjë sulm eventual.Ai ka bërë komente pas një takimi të Bordit të Guvernatorëve të ANEB-it në Vjenë.Soltanieh tha se Irani ka përsosur thuajse pasurimin e urnaiumit dhe se "kurrë nuk do heqë dorë nga ai”.Më herët Irani i kërkoi ANEB-it që të mbyllë hetimet mbi dyshimet se Teherani po zhvillon program për armë bërthamore.