Strauss-Kahn mbyll cështjen, dëmshpërblen 6 mln $ paditësen
Një zgjidhje miqësore financiare kanë arritur ish-Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominique Strauss-Kahn dhe Nafissatou Diallo, kamarierja e cila e akuzoi atë për sulm seksual në Nju Jork, sipas artikullit të "New York Times".Ndersa "Le Monde" ka thene se shuma e shlyerjes ka kapur shifrat rreth gjashtë milionë dollarë amerikanë.Gazeta, e cila ka cituar njerëz që kanë informacione të rastit, vuri në dukje se të dy palët duhet të bëjnë marrëveshje ekonomike javën e ardhshme që të përfundojnë këtë histori.Sipas gazetës amerikane, nuk ka detaje mbi shumën e përcaktuar për të mbyllur marrëveshjen.Megjithatë, sipas gazetës "Le Monde", Strauss-Kahn do të paguajë 6 mil. $ për akuzat e Nasifatu Diallo."Dominique Strauss-Kahn, i cili ka vizituar shpesh Nju Jorkun këto muajt e fundit, ka shprehur perreth mjedisit te tij se detajet themelore të zgjidhjes ranë dakord në fund të verës," thote gazeta franceze.Nderkohe, Strauss Kahn në mirëbesim në rrethet e ngushta shoqerore, ka shprehur setre milionë do të jepen nga kreditë bankare dhe tre te mbeturat do ti huazoj nga ish-gruaja e tij, An Senkler.Një prej njerëzve që foli në "New York Times", tha se marrëveshja nuk është nënshkruar ende.Diallo kishte paraqitur një ankesë civile kundër Strauss-Kahn më 8 gusht 2011, paralelisht me procesin penal, duke e akuzuar atë për sulm seksual në suitë e hotelit Sofitel më 14 maj 2011.Prokuroria për sulmin e dyshuar, u rrëzua më 23 gusht 2011, për shkak të dyshemeve që kishin në lidhje me besueshmërinë e Diallo, e cila kishte thënë në mënyrë të përsëritur gënjeshtra në lidhje me aspekte të ndryshme të jetës së saj.Strauss-Kahn ka deklaruar se marrëdhëniet e tij me Diallo në hotelin Sofitel ishte një "marrëveshje e përbashkët."Nderkohe gjate dites ka pasur një deklaratë nga avokatët e Strauss Kahn, William Taialor dhe Amiti Meta. Ata thane se informacionit e publikuara në gazeta jane "krejtësisht të rreme."