Protesta në dhjetor, opozita ruse kërkon të forcojë pozitat

Opozita ruse ka njoftuar shtim të protestave masive për muajin dhjetor. Moska është e gatshme për t´u përballur me demonstratat pa marrë parasysh atë që mund të ndodhë. Duket se shteti rus i trembet qytetarëve të vet.Është një garë pushteti. Kush i drejton të shtënat në Rusi, të ashtuquajturat strukturat Siloviki? Ushtria, policia dhe shërbimet inteligjente, apo opozita? Beteja nuk është shumë e ndershme. Në njërën anë qëndron fuqia shtetërore nën udhëheqjen e presidentit Vladimir Putin, ndërsa nga ana tjetër lëvizjet e protestave. Në përpjekjen për një koordinim më të mirë dhe një zë të vetëm, opozita ka zgjedhur nëpërmjet internetit Këshillin Koordinues.Është rinia ruse, mbi të gjitha, e cila thotë se do një të ardhme pa ndërhyrje të autoriteteve, një të ardhme pa Putin. 21-vjeçarja Isabelle Magkoeva iu bashkua lëvizjes së protestave në dhjetor të vitit 2011.Sot, ajo është nga drejtuesit e lëvizjes "Occupy Moscoë“ dhe ka mbështetur qartazi shpresat tek kolegët e saj. "Ne po përgatisim revolucionin!" i tha DË-së mësuesja japoneze, duke shtuar se ajo nuk ndan bindjet jo-politike të prindërve të saj. "Ka njerëz të brezit tim që nuk dinë asgjë rreth Bashkimit Sovjetik.Por në ndryshim nga brezi i prindërve të mi, ne nuk kemi frikë dhe nuk jemi cinikë. Ne besojmë se ndryshimi në këtë vend është i mundshëm."Në të vërtetë, demonstruesit e rinj janë të patrembur. Ata gjithashtu kanë një platformë të qartë dhe një sfond konceptual të përbashkët.Opozita ka në radhët e saj aktivistë ambientalistë dhe liberalë ekonomikë, si dhe nacionalistë të krahut të djathtë. Lideri nacionalist Dmitry Dyomushkin thuhet se ka kontakte të ngushta me kritikët e njohur ndaj qeverisë, si për shembull ish-zëvendëskryeministrin Boris Nemtsov dhe Sergei Udaltsov, lideri i lëvizjes të Frontit të Majtë.Edhe mes Këshillit Koordinues ka mosmarrëveshje. Yevgeniya Chirikova, aktiviste ambientaliste e së Gjelbrës dhe anëtare e Këshillit të sapoformuar, kritikon bashkë-aktivistin e spikatur Alexei Navalny për fshehje dhe ndryshim të bindjeve të tij.Chirikova tha se lëvizjet e Gjelbra në Evropë dhe Gjermani e kanë frymëzuar atë dhe i kanë dhënë kurajo për të nisur një lëvizje të ngjashme në Rusi. "Nuk kishte asgjë të krahasueshme në Rusi," i thotë ajo DW. "Por në Gjermani, për shembull, kam parë njerëz që luftojnë për idetë e tyre, që dalin në rrugë dhe nisin lëvizje. Lëvizje në nivel lokal, që nuk marrin udhra nga qeveria."Megjithatë, shumicës së rusëve u mungon kurajoja e Chirikova-s. Edhe pse protestat janë shpërndarë nga Shën Peterburgu e Moska dhe deri në qytetet e tjera, shtresa e mesme kryesisht ka qëndruar larg lëvizjeve të opozitës.Në moshën 35 ose 40 vjeç, shumë njerëz janë plotësisht të zënë me punën dhe familjet e tyre. Mungesa e kohës, frika nga represioni shtetëror dhe gjetja e emrave të tyre në "listat e zeza" i ka mbajtur ata larg rrugëve. Shumica e shtresës së mesme ruse nuk dëshiron të rrezikojë sigurinë e saj, të fituar me aq shumë kujdes.