Bie ndërtesa në Indi, vdesin 7 punëtorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2014, 17:32
Së paku shtatë punëtorë kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë bllokuar kur një ndërtesë, në ndërtim e sipër, është rrëzuar në qytetin e Indisë, Goa.Policia lokale thotë se 40 punëtorë mund të jenë të bllokuar nën rrënoja dhe paralajmëron për rritje të numrit të viktimave.Ekipet e shpëtimit janë duke përdorur vinça dhe buldozerë për të zhvendosur rrënojat dhe për të liruar të bllokuarit.