SHBA, 13 të vdekur nga stuhia e borës
Banorët në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara u zgjuan dje nën një shtresë bore që ka penguar trafikun, ka detyruar mbylljet e shkollave dhe shumë bizneseve.Zyrtarët thonë se të paktën 13 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e stuhisë që përfshiu pjesën veriore të brigjeve të Atlantikut.Megjithëse rreshjet e borës janë ndalur, temperaturat vazhdojnë të jenë tepër të ulëta. Era e acartë që ka përfshirë rajonin ka sjellë temperatura deri në -20 gradë celcius, duke bërë që Shërbimi Kombëtar i Motit të këshillojë njerëzit që ndodhen në mjedise të hapura të ruhen nga ngrirja.Pjesa veriore e vendit ka temperatura deri në -41 gradë celcius.Stuhija ka shkaktuar anulimin e mijëra fluturimeve, ndërkohë guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.