Siri, rrëmbehen 5 persona nga stafi i “Mjekëve Pa Kufi”

Grupi ndërkombëtar për ndihmë mjekësore 'Mjekët Pa Kufi' bën të ditur se pesë punëtorë të saj “janë rrëmbyer” të enjten mbrëma nga rezidenca e tyre në Siri.Kjo organizatë njoftoi sot përmes një deklarate për shtyp se dyshon që nëpunësit e saj, sipas të gjitha gjasave, “janë marrë në biseda informative”. Mirëpo, ende nuk është e qartë se cili grup e ka kryer këtë rrëmbim.Sipas mediave ndërkombëtare, kjo organizatë po përpiqet që të vihet në kontakt përmes “hisedarëve relevant”.MSF ka punëtorët e saj në gjashtë spitale dhe katër qendra të mjekësisë familjare në Sirinë veriore dhe qendrore, por nuk ka bërë të ditur se nga cili vend janë rrëmbyer punëtorët e saj.Në shtator të vitit të shkuar, një mjek që punonte për MSF u vra në vendin e tij të punës. ‘Mjekët Pa Kufi’, nuk kanë dhënë detaje për kombësinë e pesë nëpunësve të rrëmbyer, apo postet që mbanin ata.