Tunizia voton Kushtetutën e re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2014, 16:53
Asambleja Kombëtare e Tunizisë ka nisur votimin për Kushtetutën e re. Ligjvënësit përballen me afatin e 14 janarit për të miratuar të 146 nenet dhe për të shqyrtuar ndryshimet e propozuara.Katërmbëdhjetë janari shënon përvjetorin e tretë të revolucionit, i cili ka përmbysur presidentin autokratik, Zine El Abidine Ben Ali.Miratimi i Kushtetutës do t’i hapë rrugën një qeverie të përkohshme, para zgjedhjeve të reja që do të mbahen këtë vit.