Politika uron 2014-ën, mesazhe urimi nga Nishani, Rama, Basha e Berisha

Edhe në këtë ndërrim të viteve politika i ka qëndruar traditës së mesazheve të urimit për qytetarët shqiptarë. Në mesazhin e tij, Presidenti Nishani, së bashku me familjen i uroi të gjithë shqiptarët, por në mënyrë të veçante ai iu drejtua të rinjve, që sipas tij po bëhen aktivë për zgjidhjen e shumë problemeve në vend.“E ardhmja në Bashkimin Europian kërkon mendësi të re”, theksoi kreu i shtetit."Ju përshëndes në këtë mbrëmje të fundvitit kudo ku jeni, pranë familjes, me të afërmit, me miqtë, me të dashurit, afër ose larg, duke festuar ose jo, në ndonjë punë tuajën ose duke kryer detyrën shtetërore! Le të jetë kjo ditë e ndërrimit të viteve një ditë lumturimi për të gjithë.Ende kemi punë të vështira për të bërë. Është një barrë e madhe dhe sërish shpresoj që të rinjtë do të mbajnë një peshë të madhe të saj, duke rritur besimin ndaj punës dhe mundësive të tyre.Sepse mund të gjenden rrugët për të ulur borxhin publik, për rritjen e përgjegjshmërisë për të pasur një drejtësi të shpejtë dhe me efektivitet, për një luftë pa lëshime kundër korrupsionit, për pakësimin e papunësisë në zgjidhjen e problemeve të mprehta që na paraqiten si shtet dhe si shoqëri, probleme që nuk mund të zgjidhen pa pjesëmarrjen veçanërisht të të rinjve, larg zhurmave dhe llogaritjeve taktike.Jam i bindur se ndër brezat e rinj është rrënjosur vlera e unitetit kombëtar dhe vlera e shtetit.E ardhmja e vendit tonë në gjirin e Bashkimit të Europës kërkon një mendësi të re dhe këtë mendësi të rinjtë e lidhin me jetën e tyre. Le të kujtojmë një fakt domethënës: zhvillimin e zgjedhjeve qershorin e kaluar, kur populli ynë tregoi se e sheh me besim të ardhmen e tij.Po lemë pas një vit nga i cili duhet të nxjerrim mësimet e duhura për të përballur me ballin lart vitin që po vjen. Është një betejë, por që duhet fituar me çdo kusht. Le të jetë viti i ri një hap i mëtejshëm në rrugën e përparimit të vendit.Unë dhe familja ime Ju urojmë mbarësi të gjithëve dhe Gëzuar Vitin e Ri!" tha Nishani në urimin e tij.Kryeministri Edi Rama dhe të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar u kanë përcjellë një mesazh të gjithë shqiptarëve, duke përmendur sfidat e vitit që lamë pas e duke uruar për më shumë mbarësi në vitin që vjen.Urimi i kabinetit qeveritar dhe Kryeministrit Rama erdhi në formën e një videomesazhi të veçantë ku gjithë ministat duke filluar nga Ministrja Kodheli dhe deri të Kryeministri Edi Rama u urojnë gjithë shqipëtarve, një vit të mbarë.Kryeministri Rama uron gjithë shqipëtarët kudo ku janë, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi në Preshevë e Bujanovs, gjithë shqipëtarët në Greqi, Itali, Amerikë. Gjithë Shqiptarët që punojnë, që jetojnë dhe që e shohin Shqipërinë me dashurinë e madhe nga e gjithë bota.Edhe kryebashkiaku i Tiranës dhe kreu i opozitës Lulzim Basha ka uruar qytetarët e Tiranës, por edhe të gjithë qytetarët shqiptarë për festën e Vitit të Ri."Të dashur bashkëqytetarë,ky është një moment gjithmonë plot shpresë dhe besim për të nesërmen që na pret.Të gjithë ne së bashku ia kemi dalë të fitojmë mbi sfidat dhe shumë probleme dhe të drejta të vemë në rrugën e zgjidhjes dhe të hapim kështu së bashku për një të ardhme më të mirë në Tiranë. Në fund të vitit, gjithësecili prej nesh bën natyrshëm bilancin e tij, cfarë kemi bërë mirë, cfarë mund të bënim më mirë, cfarë mund të bënim më shumë. Këto dilema janë të zakonshme për cdo njeri. Për ne të zgjedhurit tuaj janë më shumë se kaq, janë përgjegjësi", tha Basha.Kartolina e urimit për 2014 ka ardhur edhe nga ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha. Me një gotë në dorë para pemës festive në foto, Berisha si gjithmonë nuk ka lënë pa kritikuar qeverinë. Berisha e ka quajtur vitin që lamë pas jo sukses, "dhe kjo jo sepse u ndryshuan mazhorancat, por sepse ata që morën besimin, shndërruan premtimet e tyre të ëmbla në mashtrime tejet të hidhura".Berisha ka shtuar se "ata po zhysin familjet shqiptare në varfëri, papunësi, bllokuan përsëri statusin e vendit kandidat dhe në tre muaj dëmtuan thellë marrëdhëniet tona me miqtë tanë më kryesorë; SHBA dhe vendet kryesore të BE. Pra ne nisim Vitin e Ri jo ashtu siç e dëshirojmë".Megjithatë sipas ish-kryeministrit Berisha "ne jemi njerëz të fortë; ne kemi provuar se dimë të mbrojmë fort vlerat që kemi krijuar dhe parimet që besojmë; ne dime të kthejmë humbjet dhe vështirësitë në sfida për t'i fituar".