Djalë, fëmija i parë i 2014-ës i lindur në Prishtinë
Një minutë pas ndërrimit të viteve lindi fëmija i parë djalë, nga nëna Donjeta Haxhiu, nga Ferizaj. Lindja e fëmijës është kryer në mënyrë normale. Donjeta Haxhiu, ka thënë se nuk ka menduar se ajo do ta lind fëmijën e parë për këtë vit.“Normal që jo, nuk e kom menduar. Por shpresoj që të jetë mirë dhe është një kënaqësi shumë e madhe”, ka thënë Haxhiu.Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, e ka vizituar nënën dhe fëmijën e porsalindur. Ai ka uruar që viti 2014 të shkoj mbarë siç lindi edhe fëmija.“Gjithë ekipi mjekësor në klinikën gjinekologjike së bashku me gjithë ne që erdhëm me marrë pjesë në këtë moment të gëzimit e filluam vitin 2014 me një gëzim të madh, me një lindje normale, me një djalë të shëndosh dhe uroj që gjithë viti 2014 të shkoj në këtë mënyrë ashtu siç filloj me një punë cilësore, kualitative me një përkushtim ngrohtësi ndaj pacientes, ndaj foshnjës. Dhe uroj gjithë stafin e klinikës gjinekologjike obstetrike”, ka thënë Agani.Ndërsa, Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada, ka shtuar se gjatë vitit 2013 janë kryer 10 mijë e 350 lindje, ku në asnjë rast nuk ka pasur vdekje të nënave.Paçarada ka treguar se dy minuta pas lindjes së fëmijës së parë ka lindur edhe një djalë i cili Një minutë pas ndërrimit të moteve lindi fëmija i parë djalë, nga nëna Donjeta Haxhiu, nga Ferizaj.Lindja e fëmijës është kryer në mënyrë normale. Donjeta Haxhiu, ka thënë se nuk ka menduar se ajo do ta lind fëmijën e parë për këtë vit.“Normal që jo, nuk e kom menduar. Por shpresoj që të jetë mirë dhe është një kënaqësi shumë e madhe”, ka thënë Haxhiu.Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, e ka vizituar nënën dhe fëmijën e porsalindur. Ai ka uruar që viti 2014 të shkoj mbarë siç lindi edhe fëmija.“Gjithë ekipi mjekësor në klinikën gjinekologjike së bashku me gjithë ne që erdhëm me marrë pjesë në këtë moment të gëzimit e filluam vitin 2014 me një gëzim të madh, me një lindje normale, me një djalë të shëndosh dhe uroj që gjithë viti 2014 të shkoj në këtë mënyrë ashtu siç filloj me një punë cilësore, kualitative me një përkushtim ngrohtësi ndaj pacientes, ndaj foshnjës. Dhe uroj gjithë stafin e klinikës gjinekologjike obstetrike”, ka thënë Agani.Ndërsa, Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada, ka shtuar se gjatë vitit 2013 janë kryer 10 mijë e 350 lindje, ku në asnjë rast nuk ka pasur vdekje të nënave.Paçarada ka treguar se dy minuta pas lindjes së fëmijës së parë ka lindur edhe një djalë i cili është pas tri vajzave.