Bashkimi Afrikan kërcënon me sanksione Sudanin Jugor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2013, 14:00
Bashkimi Afrikan ka deklaruar se do të vendosë sanksione kundër përgjegjësve të dhunës në Sudanin Jugor.Këshilli për Paqe dhe Siguri i bllokut pan-afrikan ka thënë se do të marrë “masat e duhura, përfshirë sanksione, kundër të gjithë atyre që nxisin njerëzit në dhunë”.Paralajmërimi vjen teksa rebelët antiqeveritarë janë duke sulmuar qytetin Bor.Afati i dhënë nga udhëheqësit rajonalë për presidentin Salva Kiir dhe ish-zëvendësin e tij, Riel Machar, për të mbajtur bisedime, skadon sot.Konflikti, i cili ka nisur pas përpjekjeve të dështuara për grushtshtet nga ana e Macharit, dy javë më parë, ka lënë mijëra njerëz të vrarë dhe dhjetëra-mijëra të zhvendosur.