Vazhdojnë bisedimet për Iranin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2013, 14:58
Raundi i tretë i bisedimeve për programin bërthamor midis ekspertëve të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore mbahet sot në Gjenevë.Bisedimet pritet të caktojnë kornizën për zbatimin e marrëveshjes së përkohshme bërthamore, të arritur muajin e kaluar.Sipas kësaj marrëveshjeje, Irani duhet të ndalojë disa aktivitete bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.Kryenegociatori i Iranit, Abbas Araqchi, ka thënë se shpreson që implementimi i marerëveshjes të nisë brenda një muaji.