Arrin në 33 numri i të vrarëve në Volgograd

Ka arritur në 33 numri i të vrarëve nga dy sulme në Vollgograd të Rusisë. Ministria për Situata Emergjente ka thënë se një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga sulmi i së dielës në stacionin kryesor të trenit, duke bërë që numëri i viktimave nga shpërthimi i parë të shkojë 18. Një tjetër person ka vdekur nga plagët që i ka shkaktuar shpërthimi në autobus  të hënën . Në përgjigje të sulmeve, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar bashkëpunim më të afërt me Rusinë.Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar rritjen e sigurisë në gjithë vendin.  Por frika dhe pikëllimin u kthye në zemërim në Vollgograd e ndërsa  u zhvillua një protestë  për të kujtuar viktimat . Organizatori Mikhail Yasin tha se forcat e sigurisë kanë dështuar për të mbrojtur njerëzit. Frika e një fushate terrori islamik në afat deri në Olimpiadën Dimërore në Soçi  është përhapur në kryeqytetin rus,  Moskë .Putin ka bërë thirrje për solidaritet ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit , por që është pak ngushëllim për ata që mendojnë se tani janë në vijën e frontit.Hetuesit thonë se dy sulmet ishin të lidhura. Megjithëse jo zyrarisht  ata që akuzohen për shpërthimet janë  levizjet islamike që vijnë nga republikat  Çeçenisë dhe Dagestanit. Moska druhet se militantët mund ta përshkallëzojnë fushatën e tyre të dhunës përpara Lojrave Olimpike të Dimrit që mbahen në Sochi në muajin shkurt.Shqetësimin më të madh e paraqet fakti që ekstremizmi ka nisur të lulëzojë më në veri, duke u shtyrë deri në rajonet qëndrore të Rusisë, shumë më pranë Vollgogradit.