SHBA e shqetësuar për tensionet në Egjipt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2013, 10:00
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka shprehur “shqetësimin e SHBA-së” në lidhje me zhvillimet e fundit në Egjipt, gjatë një bisede telefonike me shefin e ushtrisë egjiptiane.Përmes një deklarate për mediat, Pentagoni njofton se Hagel ka shprehur ngushëllime për viktimat e sulmeve të fundit në Egjipt, gjatë bisedës me gjeneralin Abdel Fattah al-Sisi.Të martën e kaluar, një sulm vetëvrasës ka vrarë 15 persona në qytetin Mansura.Hagel po ashtu ka shprehur shqetësime për klimën politike në Egjipt, në prag të referendumit kushtetues, të parashikuar të zhvillohet në muajin janar.Egjipti është në trazira që kur ushtria ka rrëzuar presidentin islamik të vendit, Muhammad Morsi, në muajin korrik.