Irak, 10 të vrarë në përleshjet midis policisë dhe protestuesve

Përleshje të përgjakshme janë zhvilluar sot ndërmjet të forcave të sigurisë dhe protestuesve në qytetin Ramadi, në qendër të Irakut.Të paktën 10 persona janë vrarë në luftime, pasi policia nisi të zhvendos një kamp protestuesish të myslimanëve Suni.Kjo shtypje e protestuesve vjen dy ditë pas arrestimit të një deputeti suni Ahmad al-Avani në shtëpinë e tij në Ramadi, ku u vra edhe vëllai tij dhe pesë roje të sigurisë.Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki dhe qeveria e tij Shiite, janë zotuar se do të mbyllin kampin e protestuesve në Ramadi – i cili është ngritur para një viti – duke akuzuar se ai është bërë qendër e forcave të Al-Kaidas.Tensionet në këtë rajon janë shtuar posaçërisht pas vrasjes së 15 ushtarëve më 21-dhjetor, gjatë një operacioni kundër pjesëtarëve të Al-Kaidas, në krahinën Anbar, ku gjendet Ramadi.