Letoni, nga 1 janari futet euroja

Letonia po bëhet gati për futjen e euros me ndërrimin e viteve. Por ende janë të shumtë letonezët që e refuzojnë monedhën e përbashkët. Vetëm një në pesë letonezë është për hyrjen në bashkimin monetar.Shumë druhen se edhe në Letoni do të ketë rritje të çmimeve si tek anëtarët e tjerë të "rinj" të eurozonës. Në ekonominë në rritje, por ende mjaft të re, janë të shumtë ata që duan të mbajnë edhe më tej monedhën e konfirmuar, lats.Kur Letonia hyri në BE më 1 maj 2004, kishte vendosur edhe për anëtarësimin në eurozonë, deklaroi ministri i Financave Andris Vilks. Që prej vitit 2005 kursi i latsit është i lidhur me euron. .Letonia do të jetë anëtarja e 18-të e bashkimit monetar dhe pas Estonisë vendi i dytë balltik që këmben monedhën vendase me euron.Sipas raportit të Bankës Qendrore Evropiane  deficiti buxhetor letonez është 1,2 për qind e PBB, pra dukshëm nën nivelin e lejuar prej 3 për qind. Norma mesatare e inflacionit vitin e kaluar ishte 1,3 për qind dhe pra shumë më poshtë nivelit të referencës prej 2,7 për qind. Borxhi shtetëror ishte në vitin 2012 në nivelin 40,7 për qind, edhe ky mjaft më i ulët se niveli i lejuar prej 60 për qind.