Kinë, vriten 8 persona në përleshje me policinë
Policia kineze ka vrarë të hënën 8 persona të dyshuar për sulme terroriste në krahinën veri-perëndimore Xinjiang, raportojnë mediet lokale.Të dyshuarit thuhet se kanë hedhur mjete shpërthyese në një stacion policie gjatë ditës, dhe se u kanë vënë flakën disa makinave të policisë.Incidenti, ka ndodhur në Shache, një zonë afër qytetit Kashgar.Zyrtarisht thuhet se policia ka arrestuar njërin nga të dyshuarit e këtij sulmi.Ndërkohë policia ka refuzuar që të komentojë këtë ngjarje, akuzat të cilat rëndojnë të dyshuarin apo rrethanat e arrestimit të tij. Mediet shtetërore u janë referuar të dyshuarve të vrarë si “terrorist”.Dy javë më parë, dy policë dhe 14 të dyshuar të tjerë kanë vdekur gjatë përleshjeve në Shufu të shtetit Xinjiang, që nga policia përshkruhej si “një sulm i dhunshëm i organizuar, dhe planifikuar nga terroristat”.