Zelanda e Re pret e para vitin 2014
Zelanda e Re priti e para vitin 2014.Në Okland, qyteti më i madh dhe i populluar u mblodhen dhjetëra mijëra vetë për të ndjekur spektaklin e fishekzjarreve që nisi nga “Sky Tower” dhe Ura e “Whitematas”.Kjo është festa me e madhe për neozelandezët. Nuk është vetem një ditë festimesh. Vendi feston për tre ditë me radhë dhe shumë njerëz e turiste marrin pjesë në festime të ndryshme.Me mijëra njerëz ndoqën edhe në Sydney të Australisë spektaklin e fishkezjarreve që sinjalizoi fillimin e vitit 2014. Shfaqja e shumëpritur nisi në Opera House dhe në urën e Sydney Harbour.Një numër i madh njerëzish e kaluan natën në kampe të ngritura në plazh për të siguruar një vend më të mirë për spektaklin.Shtatë tonë mjete piroteknike, ku përfshihen 11,000 fishekzjarre shpërthyese dhe 25 mijë raketa të shndritshme ndricuan qiellin e mesnatës në Sidnej, një spektakël që do të admirohet nga një miliard njerëz në të gjithë botën.Dubai është një tjetër vend që premton spektakël gjatë ndërrimit të viteve. Më vonë, festimet do të mbahen në qytete të Evropës duke përfshirë Moskë, Paris dhe Londër.