70 gazetarë të vrarë gjatë 2013-ës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2013, 10:16
Organizata për Mbrojtjen e Gazetarëve ka deklaruar se të paktën 70 gazetarë janë vrarë në vitin 2013 në gjithë botën, ku 29 prej tyre kanë gjetur vdekjen duke mbuluar luftën në Siri dhe 10 në Irak.Grupi po ashtu ka bërë të ditur se 6 gazetarë kanë vdekur në Egjipt këtë vit dhe 5 në Pakistan.Zëvendësdrejtori i grupit, Robert Mahoney, ka thënë se “Lindja e Mesme është bërë terreni i vrasjes së gazetarëve”.Ai i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’iu bëjë presion qeverive dhe grupeve të armatosura, për të respektuar statusin civil të gazetarëve dhe për të ndjekur penalisht vrasësit e tyre.