Mijëra të evakuuar nga vullkani në El Salvador
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2013, 14:38
Mijëra persona në lindje të El Salvadorit kanë lënë shtëpitë e tyre, pas shpërthimit të një vullkani.Banorët kanë thënë se kanë dëgjuar një shpërthim të madh, përpara se vullkani Chaparrastique ka filluar të nxjerrë llavën e nxehtë dhe tymin në ajër.Autoritetet thonë se nuk ka të lënduar por banorët që jetojnë në një largësi prej 3 kilometrash do të evakuohet.Shpërthimi ka nisur të dielën në mëngjes.Qeveria e El Salvadorit ka thënë se është duke monitoruar situatën që më 13 dhjetor, kur është zbuluar aktiviteti në rritje i vullkanit.