Vazhdojnë luftimet në Sudanin Jugor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2013, 16:39
Shpresat për armëpushim në Sudanin Jugor janë zbehur, pasi forcat rebele kanë bërë sot përpjekje të rimarrin kontrollin e një qyteti kryesor.Forcat besnike të ish-zëvendëspresidentit Riek Machar janë duke avancuar në Bor.Anëtarët e fisit Nuer të Macharit janë duke luftuar kundër presidentit Salva Kiir, i cili vjen nga fisi Dinka.Konflikti, i cili ka nisur dy javë më parë, ka lënë mijëra të vdekur dhe dhjetëra mijëra të tjerë të zhvendosur.Sudani Jugor, shteti më i ri në botë, ka shpallur pavarësinë nga Sudani më 2011.