Gjykata rrëzon Erdogan, policia nuk i jep “llogari” qeverisë kur nis hetimet
Gjykata e Lartë Administrative e Turqisë ka pezulluar zbatimin e një dekreti qeveritar me të cilin policia urdhërohet që të informojë eprorët më të lartë, kur nisin hetime e bekuara nga prokurorët publik.Kjo rregullore ishte lëshuar me 21 dhjetor, pasi policia doli në publik me një hetim të mashtrimit të shkallës së gjerë, ku ishin përfshirë edhe djemtë e disa ministrave të kabinetit, dhe shefi i një banke shtetërore.Ky kufizim ishte kritikuar nga shumica e popullatës turke, pasi e shohin si një përpjekje për të minimizuar dëmin nga skandali që shpërtheu.Gjykata njoftoi se ka pezulluar këtë ndryshim në punën e policisë, dhe se pret më shumë shpjegime për këtë çështje.Oda e Avokatëve të Turqisë e kishte ngritur këtë çështje në gjykatë dhe kishte kërkuar anulimin e vendimit qeveritar.Po ashtu, të premten ushtria turke tha se ajo nuk do të përfshihet në politikë, në prag të këtij skandali korruptiv, i cili e ka shtyrë kryeministrin Recep Tayyip Erdogan që të bëjëndryshime në kabinetin e tij, pasi tre ministrant,të cilëve iu arrestuan djemtë, dhanë dorëheqje.