Protestat në Turqi, mijëra vetë kërkojnë dorëheqjen e Erdogan
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, po përballet me thirrje të freskëta për të dhënë dorëheqjen pasi qeveria e tij po përballet me një skandal të gjerë të korrupsionit , i cili ka ekspozuar ndarje të thella institucionale të vendit.Qindra njerëz anembanë Turqisë morën pjesë në demonstrata kundër qeverisë. Protestat u mbajtën në Stamboll dhe disa qytete të tjera.Ndërkohë një prokuror i cili drejtonte hetimet, thotë se e kanë hequr nga çështja në fjalë dhe se policia nuk ka pranuar të zbatojë urdhërat e tij për arrestimin e personave të dyshuar.Muamer Akkas tha se gjyqësori iu nënshtrua presionit të hapur si nga zyra e prokurorit të përgjithshëm ashtu edhe nga policia gjyqësore, ndërsa ekzekutimi i vendimeve të gjykatës u pengua.Në hetim janë përfshirë ish politikanë të lartë dhe biznesmenë, duke çuar në një riorganizim të kabinetit të kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan pas dorëheqjes së tre Ministrave këtë javë..Por kryeprokurori publik i Turqisë, Turan Çola-kadi, e hodhi poshtë akuzën e Akkas, duke thënë se Prokurorët nuk ishin të autorizuar për të hapur hetime.Ai tha se Akkas u hoq nga çështja, sepse ai kishte keqpërdorur proçedurën dhe kishte nxjerrë informacione për median. Shkarkimi i Akkas vjen një ditë pasi ai urdhëroi arrestimin e 30 të dyshuarve të tjerë, ku përfshiheshin deputetë të partisë në pushtet dhe biznesmenë.Megjithë riorganizimin e kabinetit dhe dorëheqjet, Erdogan mbetet sfidues. Ai thotë se akuzat për ryshfete po nxiten nga një intrigë e errët ndërkombëtare që ka lidhje me qarqet e larta të policisë dhe të gjyqësorit turk.Skandali i tanishëm paraqet kërcënimin më serioz deri tani ndaj pushtetit të zotit Erdogan. Imazhi i tij është dëmtuar tashmë.